Shqipëria çel sezonin turistik në 1 Maj. Zv.ministrja Bello: pritet të ketë deri në 30 % më shumë turistë se viti 2019

Në 1 Maj Shqipëria çel sezonin turistik veror. Zv/Ministrja e Turizmit, Vilma Bello thotë se ndryshe nga një vit më parë aplikimet për menaxhimine stacioneve të plazhit do të jenë me një raund.

Vilma Bello: Në 1 Maj çel sezoni turistik, aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazhit do të jenë me një raund. Nuk do të lejohen beach bar pa leje. Ato hapësira që do të ngelen pa menaxhuar nga subjektet do të kthehen plazh publik.

Për të patur një sezon turistik sa më të pastër, për herë të parë po përgatitet urdhëri  për subjektet  akomoduese  për nxjerrjen e mbetjeve me orar.

E pyetur nëse Shqipëria do të jetë sërish Covid Free pa asnjë kufizim, Bello thotë se do të ndiqet e njëjta politikë duke iu referuar edhe vendeve të rajonit.

Sipas turoperatorëve, Shqipëria  këtë vit pritet të ketë deri në 30 % më shumë turistë se viti 2019.

Besnik Vathi: Unë mendoj që turizmi këtë vit në Shqipëri në raport me vitet e tjera para pandemisë normale do të duhet të ketë një rritje që mund të shkojë deri në 25-30%. Normalisht i shtohet ai bllokimi i kësaj kohe për një periudhë  të gjatë qëndrimii  mbyllur në vendet europaine dhe hapja e tyre do të sjellë një fluks shumë të rritur sesa në periudhat normale.

Sipas Vathit, në një kohë kur të gjitha vendet turistike kërkojnë të afrojnë sa më shumë turistë, promovimi mbetet rruga më e mirë për Shqipërinë.

“Ne gjykojmë që ndoshta jemi më  të vonuar dhe presim ndërhyrjen e shtetit dhe qeverisë më shpejt për të suportuar jo vetëm nga ana e marketingut, por edhe masave që duhen marrë dhe përshpejtuar. Do hiqet taksa e kufirit në aeroporte. Të merret shpejt vendimi për heqjen e vizave nga qytetarëte Lindjes së Mesme. Duhet të merren masa për të bërë një marketing të fuqishëm”

Vathi thotë se vendet e lindjes kanë shfaqur interes të shtuar për Shqipërinë.