Aeroporti nderkombetar i Tiranes vijon te jete porta me e madhe hyrese e vizitoreve ne shqiperi. Sipas te dhenave zyrtare nga 1 janari deri ne 18 dhjetor 7 milion pasagjere jane regjistruar ne kete aeroport. Krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, numri i pasagjereve eshte rritur me 35%. Keto shifra rekord jane regjistruar nderkohe qe shqiperia pati kete vit bumin me te madh turistik, ndersa aeroporti i rinasit vijon te jete pika hyrese kryesore e te huajve qe vizitojne Shqipërine.
Pas bumit turistik, Shqipëria vijon të ketë vizitorë edhe në periudhën e dimrit. Në terminalin e Rinasit të huajt janë të shumtë.
“Jam nga Kina, sapo mbërrita në Tiranë. Akoma nuk e kam pare Shqiperine, por kur isha ne avion pashe nje pejsazh shume te bukur. Do të qëndoj një javë, do të vizitoj edhe Kosovën, Malin e Zi gjithashtu.”
“Jam nga Holanda. Qendrova tre dite ne Shqiperi. Vendi juaj eshte i bukur, ushqimi i mire dhe sherbimi gjithashtu”
“Kemi ardhur nga Italia, do të qendrojme tre dite në Shqipëri, besoj eshte mjaftueshëm per ta eksploruar.”
Fluksi i pasagjerëve në këtë periudhë në Rinas shtohet edhe nga emigrantët shqiptarë të cilët, kthehen në atdhe për të festuar ndërrimin e viteve pranë të afërmve.
“Jetoj në Gjermani, erdhëm për festat. T’i kalojmë në familje.”
Fluksin e madh të pasagjerëve që janë regjistruar në Rinas e konfirmon edhe Këshilli ndërkombëtar i Aeroporteve në Europë, që së fundmi e ka renditur aeroportin Nënë Tereza mes 5 aeroporteve që raportuan trafikun më të lartë të pasagjerëve, krahasuar me tetorin e 2019, periudhën përpara pandemisë.
Për shifrat e larta të udhëtarëve kanë ndikuar edhe linjat ajrore me tarifa të ulëta që kanë nisur të operojnë vitet e fundit në vendin tonë.
Krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve në këtë periduhën vjeshtë dimër është më i lartë. Sipas shifrave zyrtare deri në fund të nëntorit, vendi ynë regjistroi 9.53 milion turistë, ndërsa sipas projeksioneve të qeverisë kjo shifër deri në fund të dhjetorit pritet të arrtijë deri në 10 milion.