Në janar të ardhurat nga fondet speciale llogariten 9.4 miliardë lekë

Të ardhurat nga fondet speciale gjatë muajit janar të këtij viti rezultojnë rreth 9.4 miliardë lekë.

Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 1 miliardë lekë më pak se a në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur u mblodhën 9.5 miliardë lekë.

Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve.

Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 8.1 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 1.3 miliardë lekë.

GELDTrade.al