Në korrik u eksportuan 38 miliardë lekë mallra

Mallrat “Made in Albania” që janë eksportuar gjatë korrikut  kanë arritur vlerën 38 miliardë euro. Instituti i Statistikave ka publikuar  raportin e tregtisë së jashtme ku vërehet se janë disa nëngrupe që kanë pësuar ulje të ndikuara nga kursi i këmbimit por njëkohësisht edhe nga ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Eksportet kanë pësuar rënie me 4% në muajin korrik  por ritmet e rënies janë më vogla nëse e krahasojmë me muajt e mëparshëm.

Nëngrupi që ka pësuar uljen më të fortë me 8.7% rezulton se është “materiale ndërtimi dhe metale”. Çmimet e këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar ulje të ndjeshme, ndërkohë që edhe kërkesa është në frenim.

Ndërkohë që nëngrupi “Tekstile dhe këpucë” është ulur me 1,8 %.Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” që janë rritur me 6,9 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me 2%.

Përsa i përket eksporteve gjatë periudhës janar-korrik arritën vlerën 272 mld lekë. Po ashtu Të dhënat e INSTAT tregojnë se në për 7 mujorin importet në vlerë ishin 18.6 miliardë lekë ose 3.5 për qind më të ulëta se një vit më parë.

Vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Kosova  ,Greqia  dhe  Mbretëria e Bashkuar. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,2 %, të gjithë tregtisë.

Eksportet sipas nëngrupeve:

  • Materiale ndërtimi dhe metale    -8,7%
  • Tekstile dhe këpucë                       -1,8%
  • Prodhime druri dhe letre              -1,1%
  • Minerale,energji elektrike             +6,9%
  • Ushqime ,pije                                   +2 %