Në Kosovë apo Shqipëri? – Selin e thotë më në fund pa aludime!


Selin Bollati ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram, ku u ka dhënë atyre mundësinë të zbulojnë diçka më shumë rreth jetës dhe preferencave të saj.

Një nga pyetjet e bëra nga ndjekësit ishte:

“Në Kosovë apo Shqipëri”

Selin ka zgjedhur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje duke shkruar:

“Në Kosovë apo Shqipëri me rëndësi që jam në vendin tim me njerëzit e mi , gjakun tim!!”, tekst të cilin e ka shoqëruar edhe me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kujtojmë se sa herë që vjen në Kosovë, Selin qëndron me familjën e Gimbos. Ajo ka postuar shpeshherë fotografi pranë tyre, duke treguar kështu lidhjen e veçantë dhe shumë të mirë që gëzon me familjarët e tij.

Gjithashtu, Gimbo dhe Selin prej kohësh janë duke bashkëjetuar së bashku në Tiranë, një lajm ky që e kemi raportuar kohë më parë.

Ndonëse lidhja e saj me Kosovën mbetet gjithmonë e fortë, çifti po vazhdon të shijojë jetën e përbashkët në kryeqytetin shqiptar.

/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com