Në terrenin e saj të preferuar: Donjeta Morina “vulos” suksesin me baladën e re


Donjeta Morina sapo na vërtetoi edhe një herë pse është një nga emrat më të dashur kur bëhet fjalë për këngë që të prekin në telat e zemrës. Këngëtarja e njohur ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titullin “Harrom”, dhe vetëm pak orë pas lansimit, shifrat në YouTube po flasin qartë. Me mbi 145 mijë shikime në më pak se 24 orë, duket se publiku ka qenë gati për këtë projekt në zhanrin që ajo e zotëron më së miri.

Me një tekst të shkruar nga vetë ajo, Donjeta ka bashkuar forcat sërish me producentin Bini Diez. Nuk është sekret që dyshja ka një kimi artistike që funksionon çdo herë, dhe “Harrom” nuk bën përjashtim. Vija melodike dhe prodhimi i kuruar deri në detaj e bëjnë këtë projekt pretendent për t’u kthyer në himnin e atyre që vuajnë për dashurinë.

Ndërkohë që videoklipi i realizuar nga N’Skene Video e sjell atë plot sharm dhe elegancë, vëmendja mbetet te interpretimi i saj.

Është e qartë se kur Donjeta kap mikrofonin për baladë, suksesi është i garantuar dhe komentet pozitive nuk kanë të ndalur. Epo, duket se Donjeta e nisi vitin 2026 me këmbën e mbarë dhe ne jemi sy e veshë për të parë se çfarë do të sjellë tjetër. / Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com