Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkruan në ambientet e Kryeministrisë një marrëveshje bashkëpunimi, që sipas tyre, përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Kreu i qeverisë shqiptare priti rreth orës 09:00 presidentin ukrainas, i cili viziton për herë të parë të parë Shqipërinë.

Zelensky mbërriti mbrëmjen e kaluar në Tiranë, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore”