Nënshkruhet marrëveshja e grantit 1 milion euro me Kroacinë, rindërtohet shkolla 9-vjeçare “Iliria” në Krujë

Konsulentët e konstruksionit të GeldTrade na informojnë se Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj si dhe ambasadori i Kroacisë në vendin tonë, Zlatko Kramaric nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e grantit për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Iliria” në Krujë, pjesë e programit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj theksoi se marrëveshja e grantit me vlerë 1 milion euro, që do të nisë së shpejti nga zbatimi, është shprehje e solidaritetit të Kroacisë për përshpejtimin e punës së qeverisë për rindërtimin.

Sipas ministrit Ahmetaj, janë gjithsej 280 milionë euro të angazhuara në projekte specifike nga donatorët në kuadër të rindërtimit në programin e banesave, shkollave, infrastrukturës publike apo granteve.

Menduam, vijoi ambasadori kroat, që do të ishte mirë ti investonim këto fonde për shkolla dhe kopshte në favor të fëmijëve shqiptarë dhe brezave të rinj.

Zbatimi i punimeve do të bëhet nga UNDP dhe përfituese është bashkia e Krujës.

Kjo është marrëveshja e 25 në 6 muajt e fundit në kuadër të procesit të Rindërtimit.