Netflix kryen teste për kufizimin e ndarjes së fjalëkalimit

Gjiganti amerikan i transmetimit “Netflix”, që gjithmonë është treguar tolerant në lidhje me ndarjen e fjalëkalimeve, mund të jetë në prag të ndryshimit të pozicionit të tij, siç raportohet nga disa medie amerikane.

Klientët e platformës kanë marrë këtë javë një mesazh paralajmërues, për të verifikuar që përdoruesi jeton në të njëjtin vend me pronarin e llogarisë.

Për t’u siguruar, Netflix ofron të dërgojë një kod me email ose mesazh me tekst. Nëse nuk është ky rasti, përdoruesi ftohet të regjistrohet falas për një periudhë 30 ditore.

“Qëllimi i këtij testi është të sigurojë që personat që përdorin llogari të “Netflix” janë të autorizuar ta bëjnë këtë”, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë dërguar disa medieve amerikane, përfshirë faqen e specializuar “The Streamable”.

Sipas një sondazhi të bërë në shkurt 2020 nga firma këshilluese “Magid”, një e treta e përdoruesve të shërbimeve streaming, si Netflix, i ndajnë fjalëkalimet e tyre me persona që nuk jetojnë me ta.

GELDTrade.al