Nga Lumi i Shalës te Ujëvara e Sotirës, destinacionet e preferuara për argëtimin ndryshe

Shqipëria ka një diversitet të lartë natyror brenda territorit të saj. Por, vetëm vitet e fundit vëmendja po orientohet përtej detit dhe kulinarisë dhe çdo ditë e më shumë po “zbulohet” Shqipëria tjetër. Disa nga destinacionet e preferuara, që po kthehen në tendencën e momentit janë:  Krahina e Kurveleshit; Ujëvara e Sotirës; Lumi i Shalës; Syri i Ciklopit (4 km poshtë Krrabës); Kanionet e Erzenit; Liqeni i Bovillës; Ura e Brarit (në hyrje të Shkallës së Tujanit ku ndodhet Kalaja e Tujanit); Shpella e Pëllumbasit; Bukuroshja e Fjetur (shpella pranë burimit të Drinit të Bardhë), Pasqyrat e Gramës (në malin e Gramës, në afërsi të fshatit Sllovë), Hiking në Lëpushë dhe Vermosh, Malësi e Madhe; Kajak në liqenet Ulëz-Shkopet, Mat; Eksplorim i shpellës së Pëllumbasit, Tiranë; Karvan me mushka drejt malit të shenjtë të Tomorrit, Berat; Riverhiking dhe eksplorim i Kanioneve të Osumit, Skrapar; Rafting në lumin e egër të Vjosës, Përmet; Fluturim dyshe në Llogora, Vlorë; Ecje drejt Krorëzit dhe snorkeling, Himarë.