Çelet këtë të mërkurë, edicioni i 26-të i Panairit të Librit në Tiranë.
Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë nga data 15-19 nëntor do të mbahet, një nga ngjarjet mbarëkombëtare të kulturës që pritet me shumë interes.
Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.
Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit përfshin Lilian Thurami, futbollisti i shquar francez I cili do të prezantojë librin “Mendimi i bardhë”.
Ai është autor i disa veprave të cilat trajtojnë tema të diskriminimit dhe ka marrë disa çmime të rëndësishme për këtë veprimtari.
Shkrimtari italian Alessio Puleo, shkrimtarja Italiane Viola Ardone, Ilide Carmignani një nga përkthyeset më të shquara italiane, e njohur veçanërisht si “zëri” i Luis Sepúlvedas, Roberto Bolaños, Jorge Luis Borgesit, Julio Cortázarit etj
Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.