Në prag të festës së Shën Valentinit, Maison de Parfum në Prishtinë ka menduar një surprizë të veçantë për të gjithë adhuruesit e aromave luksoze.
Nëse jeni ende në kërkim të dhuratës perfekte për personin e zemrës ose dëshironi të përkëdhelni veten me një aromë të re, ky është momenti ideal për të vizituar pikat e tyre të shitjes.
Fundjavë festive me zbritje të mëdha
Për tre ditë me radhë, duke filluar nga e premta, e shtuna dhe deri të dielën, ju mund të përfitoni nga një ofertë që vjen rrallë në botën e parfumerisë së lartë. Gjatë kësaj fundjave, me rregullin “Blej një, merr të dytin me -50% zbritje”, ju mund të siguroni dy produkte cilësore me një çmim mjaft ekonomik.

Një koleksion i pasur me opsione pafund
Maison de Parfum, e cila ka një traditë në treg, ju fton të zbuloni koleksionin e tyre të pasur ku opsionet janë pafund. Qoftë për aroma klasike apo ato më të fundit, kjo ofertë është zgjedhja e duhur për të bërë një dhuratë që lë gjurmë dhe mbetet gjatë në kujtesë.
Ku mund t’i gjeni?
Gjithçka është gati për t’ju mirëpritur në dy qendrat më të mëdha tregtare në vend, ku stafi profesional do t’ju ndihmojë të bëni përzgjedhjen e duhur:
Mos e lini për momentin e fundit, por nxitoni të shfrytëzoni këtë promocion për të surprizuar personat tuaj më të dashur. /Prive By Liberta Spahiu










