Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, ka zbuluar një version biznesi të chatbot-it të tij me inteligjencë artificiale.
Sipas mediave të huaja, ChatGPT Enterprise përmban siguri dhe privatësi të përmirësuar.
“Ne besojmë se AI mund të ndihmojë çdo aspekt të jetës sonë të punës dhe t’i bëjë ekipet më kreative dhe produktive”, ka thënë OpenAI.
ChatGPT është kritikuar nga ekspertët e privatësisë për grumbullimin e sasive të mëdha të të dhënave të internetit, duke përfshirë informacione personale dhe të dhëna të vjedhura, pa leje.
Dhe gjigantët e teknologjisë duke përfshirë Apple, Amazon dhe Samsung kanë ndaluar punonjësit e tyre të përdorin ChatGPT në punë për shkak të shqetësimeve për sigurinë e informacionit të ndjeshëm të kompanisë.
Nisja e ChatGPT Enterprise pason lançimin nga Microsoft në korrik të Bing Chat Enterprise, i cili ofron mbrojtje më të forta të të dhënave për bizneset.