Pagesat elektronike arritën në 57% të totalit të trasnfertave bankare

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, veprimet nëpërmjet pagesave elektronike shënuan rritje gjatë vitit 2023.

Nga rreth 3.45 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar në tremujorin e tretë, 58.5% e tyre ose më shumë se dy milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.

Sipas BSH-së, pagesat elektronike përbënin 56% të numrit total të transfertave bankare të kreditimit në 3-mujorin e tretë. Për të gjithë 9-mujorin 2023, pesha e pagesave elektronike arriti në 57% të totalit të trasnfertave.

Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, kryesisht nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking.