Pak javë pasi u panë bashkë, merr fund miqësia e Xhenkit dhe Lorit


Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale ditët e fundit, ku protagonistet janë Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati.

Prive By Liberta Spahiu ka vënë re se dyshja nuk e ndjek më njëra-tjetrën në Instagram, një veprim virtual që shpesh nënkupton një ftohje të raporteve.

Kjo lëvizje vjen disi e papritur, sidomos kur kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Loredana ishte e pranishme për të festuar dhe mbështetur mikeshën e saj në ditëlindjen e Xhenetës. Pas asaj atmosfere, ky ndryshim i fundit i ka bërë ndjekësit të pyesin se çfarë ka ndodhur realisht mes vajzave dhe nëse miqësia e tyre ka pësuar një krisje.

Ndërkohë, një tjetër temë paralele ka qarkulluar në rrjet lidhur me Loredanën. Së fundmi u përfol se ajo u gjend në të njëjtën vilë me Gjestin, gjë që solli reagime të shumta.

Për të sqaruar pozicionin e saj, Loredana ndërhyri përmes një lidhjeje telefonike të dielën në emisionin “E Diell”. Ajo theksoi qartë se me Gjestin ruan thjesht një raport të pastër shoqëror, njësoj siç e kishin krijuar gjatë rrugëtimit të tyre të përbashkët brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Më tej, ajo sqaroi konkretisht detajin e vilës, duke treguar se vizita e saj atje ka ndodhur ekzaktësisht një ditë pasi ai ishte larguar.

Me këtë deklaratë të drejtpërdrejtë, ajo ka hedhur poshtë çdo aludim për një takim mes tyre, duke u dhënë fund zërave për këtë situatë. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com