Pak muaj pas dasmës, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël


Gjatë verës, këngëtarja e njohur shqiptare Luar Arani i dha fund beqarisë me një dasmë elegante buzë detit, ku tha “po” partnerit të saj, Etjen Ymeraj.

eremonia intime u shënua nga një atmosferë e ngrohtë, plot dashuri dhe harmoni, duke reflektuar në çdo detaj elegancën dhe thjeshtësinë që e karakterizon artisten.

E vetëm pak muaj pas këtij momenti të veçantë, Luar ka ndarë me ndjekësit një tjetër lajm të bukur: ajo dhe partneri i saj janë në pritje të ëmbël.

Me një postim simbolik në Instagram, ku dallohet hija e çiftit dhe një palë balona në formë zemre, artistja ka shkruar thjesht “Pasagjer i ri në bord”, duke zbuluar kështu shtatzëninë.

Urime të shumta kanë vërshuar menjëherë nga ndjekësit dhe kolegët e saj të njohur të skenës, të cilët e kanë përgëzuar për këtë kapitull të ri të jetës.

Një verë që nisi me një “po” dhe vazhdon me një “mrekulli në ardhje” për Luarin dhe Etjenin. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com