Paralajmërohet shtrenjtimi i bukës! – Tregtarët shqiptarë: Lufta rriti 10% çmimin e grurit brenda 24 orësh, ja sa rezerva kemi

Konflikti Rusi-Ukrainë ka ndikuar menjeherë në rritjen e çmimit të grurit, që Shqipëria importon nga Rusia”.

Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor, Theodhor Kristuli thotë se brenda 24 orësh, çmimi u rrit me 10%, ndërkohë që bizneset shqiptare kanë rezerva për 2-3 muaj.

Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor flet edhe për mudnësinë e mungesës së sigurimit të sasisë së nevojshme të grurit, si pasojë e luftës.