Parku arkeologjik i Bylisit! Shtohen turistët nga Europa Perëndimore

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka kthyer në fokus të interesit turistik Parkun arkeologjik te Bylisit.

Impakti ka qenë i prekshëm që në periudhën e parë të këtij viti i cili ka njohur një rritje te numrit te turisteve.

Në rolin e Ciceronit specialisti Nexhmi Sulaj thotë se harta e vizitorëve është zgjeruar por ne veçanti dominojnë turistë nga Europa Perëndimore.

Brenda qytetit antik ka disa shtigje interesante ku njëri prej tyre të çon në drejtim të një mbishkrimi në shkëmb i cili flet për një vend ende te pazbuluar nga historianet dhe arkeologet.

Sipas përgjegjësit të Parkut Arkeologjik të Bylisit Ardit Shehu ndërtimi i rrugës se re ka lehtësuar aksesin e turisteve dhe vizitoreve, ndërkohë  në zone është zhvilluar edhe agroturizmi qe mundëson qëndrimin e vizitorëve me shërbimet e nevojshme.

Qyteti antik Ilir i Bylisit mbetet një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Qarkun e Fierit dhe në rang vendi. Pamja që të ofrohet gjatë shëtitjes në park, është vërtetë mbresëlënëse.