Parku Shebenik-Jabllanicë, rreth 21 mijë vizitorë në këtë sezon turistik

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë vijon të jetë një ndër destinacionet turistike të preferuara nga turistët vendas e të huaj edhe në stinën e pranverës.

Çdo fundjavë parku frekuentohet nga grupe të ndryshme, të cilët përveç ngjitjes, bëjnë promovimin e resurseve të zonës, madje janë edhe shumë miqësorë ndaj mjedisit.

Parku Kombëtar Shebenik – Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, kullotat, tokat bujqësore etj. Në këtë park turistët kanë mundësi të shijojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone.