Partnerja nuk iu nda asnjë moment, ja çka deklaroi Vali Corleone para drejtësisë


Princ Valentino Corleone është paraqitur në seancën e radhës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ai u përball me akuza të rënda për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Gjatë kësaj seance, Corleone ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke u deklaruar plotësisht i pafajshëm, raporton gazeta Demos.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngjarja ka ndodhur më 17 mars 2023, rreth orës 20:30, në një motel në fshatin Çagllavicë.

Prokuroria pretendon se derisa ndodhej në shoqërinë e dy vajzave, Corleone ka kontaktuar një vajzë tjetër duke i thënë: “Hajde me e ngreh ndonjë vi kokë”. Pasi ajo kishte mbërritur në vendngjarje, i pandehuri dyshohet se i ka dhënë një sasi të substancës së llojit kokainë për konsum.

Në këtë përballje me drejtësinë, ai nuk ka qenë i vetëm.

Partnerja e tij, TikTokerja e njohur Anita Corleone, i ka qëndruar pranë gjatë gjithë seancës në sallën e gjyqit.

IndeksOnline sjell pamjet ku partnerja e tij shihet menjëherë pas përfundimit të procesit, e cila shpreh mbështetjen e saj, duke e përqafuar dhe uruar Valin.



Burimi Privebruto.com