Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare goditet gjatë koncertit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max është sulmuar gjatë një koncerti që ka mbajtur mbrëmjen e djeshme në Los Angelos.

Një video po qarkullon në media sociale, ku shihet momenti kur një djalë godet me shuplakë Avën. Bodygardët e këngëtares kanë arritur në kohë të kapin personin në fjalë dhe ta largojnë nga skena.

Këngëtarja me profesionalizëm ka vazhduar koncertin. Faqa muzikore “About Music” citon këngëtaren, “më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në koncertet e mia”.

Kujtojmë që një incident i ka ndodhur edhe Bebe Rexhës. Këngataren ishte duke performuar ku një person i gjuajti me telefon. Smartphon-i e ka kapur në sy, duke i shkaktuar mavijosje dhe çarje.