Kush mendoi se pas përfundimit të një tjetër sezoni të gjatë e plot zhurmë të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti do të mbyllte telefonin për një pushim të gjatë, e ka pasur gabim. Moderatori i njohur ka lënë pas kamerat dhe dinamikat e shtëpisë më të famshme për t’u fokusuar në një projekt krejtësisht ndryshe, që nuk ka të bëjë fare me televizionin. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Alaudini ka ndarë me ndjekësit datat e turneut botëror të “X by Adriatique”, duke vënë theksin tek data 11 Korrik 2026, ditë kur ky event zbret në Prishtinë.
Duket se këtë herë moderatori ka vendosur të shtojë korsi dhe po merret me këtë super event të muzikës elektronike. Dyshja e famshme zvicerane e Adriatique po sjell në Kosovë konceptin e tyre “X”, i cili po bën xhiron e botës në destinacione si Ibiza, Nju Jork, Barcelona apo Tulum.

Por me emra si Adriatique dhe me një organizim të tillë që po bën xhiron e botës, koha nuk pret për ata që duan të jenë aty. Në vetë postimin e tij në Instagram, Alaudini nuk ka harruar të vendosë theksin tek “Future Tickets”, përmes një linku të dedikuar. Duke marrë parasysh se po flasim për një event që ka pushtuar mbarë globin, interesi është i lartë dhe vendet nuk do të qëndrojnë të lira për shumë gjatë.
Kur një spektakël i tillë vizual dhe muzikor vjen në Prishtinë, blerja e biletës në kohë është i vetmi shpëtim nga pendesa të nesërmen. /Prive By Liberta Spahiu










