Pasuritë e paluatjshme zënë 60% të totalit të kredisë për investime

Agjentët imobiliar të GeldTrade thonë se sipërmarrjet dhe individët, vijojnë të shfaqin interes të shtuar për të investuar në blerje ose ndërtim të pasurive të paluajtshme.

Banka e Shqipërisë konstaton se, edhe gjatë këtij fundviti 2020, mbështetja kryesore e rritjes së kredisë për investime afatgjatë në sipërmarrje vazhdon të dominohet nga huadhënia për pasuri të paluajtshme.

Sipas të dhënave zyrtare nga BSH-ja, kredia për pasuri të paluajtshme zë rreth 60% të totalit, prej 19 miliardë lekë kredi e re e disbursuar për investime gjatë tremujorit.

Banka e Shqipërisë vëren se pasuritë e paluajtshme janë një potencial i fuqishëm për zhvillimin e investimeve dhe pritëshmëritë për zhvillimit e këtij tregu janë pozitive edhe për periudhën afatmesme mbi 5 vjeçare.