Pazari i Krujës, vendi që tërheq turistë në çdo stinë

Pazari i Krujës ndryshe i njohur edhe si Pazari i Derexhikut, shtrihet në të dy anët e rrugës së shtruar me kalldrëm që të çon drejt kalasë së Krujës.Është një nga zonat më të vjetra të historisë shqiptare.

Ndërtimi i pazarit më të bukur dhe tërheqëse të Krujës daton rreth 400 vjet më parë. Ai është një vlerë e padiskutueshme historike-arkitektonike me rrugët me kalldrëm.

Ky pazar ka funksionuar që prej kohës së Skënderbeut në shek e XV, kur dyqanet e tij arrinin deri pranë hyrjes së kalasë.

Dyqanet i kanë muret, tavanet dhe qepenat prej druri.

Këtu turistët kanë rast për të blerë artikuj të ndryshëm të artizanatit si punime në argjend, bakër, alabastër, qëndistari, bizhuteri, filigrame, qylyma etj. Pazari është restauruar në kuadër të 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut.