Legalizimi i lojrave të fatit online në Holandë ka dyfishuar të ardhurat e shtetit nga lojërat e fatit në pothuajse një miliard euro, sipas një raporti të Zyrës Qendrore të Statistikave të Holandës – CBS.
Siç raportohet nga mediat vendase, nga vjeshta e vitit 2021, holandezët mund të luajnë kumar online në faqet e licencuara të kazinove online, gjë që ka çuar në një rritje të jashtëzakonshme të këtij tregu. Sipas autoritetit holandez të lojrave, një banor në 20 luajti kumar online në një nga faqet ligjore vitin e kaluar.
Përveç rritjes së lojrave të fatit të legalizuara online, fundi i krizës së koronavirusit rezultoi edhe me rritje të taksave. Në total, qeveria fitoi 900 milionë euro nga taksat e lojrave të fatit.
CBS theksoi se megjithëse të ardhurat nga taksat e lojrave të fatit dhe të drejtat e emetimeve janë rritur ndjeshëm, ato janë vetëm një pjesë e vogël e të ardhurave totale të qeverisë. Të gjitha taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore së bashku arritën në pothuajse 370 miliardë euro në vitin 2022.
Të ardhurat totale të qeverisë u rritën me 9 % në 415.5 miliardë euro. Rritja ishte kryesisht për shkak të të ardhurave më të larta nga taksat mbi të ardhurat e korporatave. Përveç kësaj, qeveria fitoi më shumë nga gazi natyror, i cili u bë shumë më i shtrenjtë në tregjet botërore për shkak të pushtimit të Rusisë në Ukrainë.
Në të njëjtën kohë, falë pandemisë së koronavirusit, qeveria shpenzoi më pak për masat mbështetëse. Si rezultat, deficiti i qeverisë arriti në 1.4 miliardë euro, ekuivalente me 0.1 % të prodhimit të brendshëm bruto. Në vitin 2021, qeveria shpenzoi 20.4 miliardë euro më shumë se sa mori.