Punimet e sanjilistikës në segmentin e nyjes “Shkozet-mbikalimi i Plepave” në Durrës ka përfunduar.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, ndërsa ka ndarë edhe disa foto nga segmenti rrugor me gjatësi prej 4 kilometrash. Qarkullimi i automjeteve është lehtësuar ndjeshëm.
“Përfunduan edhe punimet e sinjalistikës në segmentin nyja e Shkozetit–mbikalimi i Plepave në Durrës, me një gjatësi prej 4 kilometrash. Falë kësaj ndërhyrjeje tashmë qarkullimi i automjeteve është lehtësuar ndjeshëm”, ka shkruar Rama.