Përfundon regjistrimi i pronave në Himarë, Lame: Mbyllëm një histori 100-vjeçare

Agjencia Shtetërore e Kadastrës përfundoi regjistrimin fillestar dhe ka nisur lëshimin e certifikatave të pronësisë për Himarën dhe zonën e Palasës.

Kreu i ASHK-së, Artan Lame dhe se ky proces i jep fund një historie 100-vjeçare paqartësie për titujt e pronësisë në këtë zonë. Procesi i regjistrimit, sipas kreut të Kadastrës pati problematikat e veta.

“Patëm rreth 400 ankesa gjatë procesit të regjistrimit, që u morën parasysh, u diskutuan, debatuan dhe iu dha zgjidhje para se të arrinim në fund të këtij procesi”, u shpreh Lame.

Në total, në Bashkinë e Himarës janë regjistruar rreth 3700 prona. Aplikimi për marrjen e certifikatës së pronësisë do të bëhet vetëm online.