Përmbyllet me sukses projekti pilot AEOI, mes Shqipërisë-Italisë dhe Sekretariatit të Forumit Global

Shqipëria tashmë ka nisur shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare sipas Standardit të Përbashkët të Raportimit (AEOI), duke përmbyllur me sukses projektin pilot.

Gjatë përfshirjes së saj në AEOI, Shqipëria mori ndihmë gjithëpërfshirëse mbi aspekte ligjore por edhe praktike, përfshirë menaxhimin e sigurimit të informacionit nga Agjencia Italiane e të Ardhurave, kompania e IT e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Itali (SOGEI) dhe Sekretariatin e Forumit Global.

Gjatë fjalës së saj Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, theksoi se zbatimi i shkëmbimit automatik të informacionit të llogarive financiare ishte një projekt ambicioz që u përfundua në mënyrë të sukses falë edhe partnerëve.

“Ky projekt i jep mundësi Shqipërisë që të forcojë kapacitetet e saj teknike dhe kornizën e saj të konfidencialitetit. Tani qëllimi ynë është që të marrim dhe të përdorim në mënyrë efektive informacionin financiar dhe pastaj ta përmirësojmë në përputhshmëri me sistemin tatimor”.

Në 2014, Shqipëria ishte ndër të paktat vende jo të zhvilluara në G-20, që nuk kishte një qendër financiare për të zbatuar Standardin AEOI, i njohur ndryshe edhe si Standardi i Përbashkët i Raportimit.

Me mbështetjen e Italisë dhe Sekretariatit të Forumit global, si dhe falë angazhimin e vazhdueshëm, Shqipëria arriti të finalizonte me sukses projektin.

Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Financave të Italisë znj. Fabricia Lapecorella  dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së të Ardhurave të Italisë z. Ernesto Maria Ruffini, u shprehën se: “ Shteti Italian e mirëpret rezultatin e arritur nga Shqipëria, duke përmbushur kështu afatin e fundit për fillimin e shkëmbimeve gjatë 2020. Ne ndihemi të lumtur që patëm mundësinë të mbështesim Shqipërinë në këtë nismë dhe të bashkëpunonim Sekretariatin e Forumit Global.

Ndërsa kryetarja e Sekretariatit të Forumit Global znj. Zayda Manatta, tha projekti i suksesshëm AEOI na dha disa mësime të rëndësishme që do të na ndihmojnë edhe më tej në projektet e ardhshme.

Forumi Global është organi kryesor multilateral për të siguruar juridiksionet në të gjithë botën që t’i përmbahen dhe të zbatojnë në mënyrë sa më efektive standardin e transparencës, shkëmbimit të informacionit sipas kërkesës dhe shkëmbimit automatik të informacionit. Këto objektiva arrihen përmes një procesi të fuqishëm të monitorimit dhe rishikimit të kolegëve. Forumi Global gjithashtu drejton një program të gjere asistence teknike për të mbështetur anëtarët e tij në zbatimin e standardeve dhe në të njëjtën kohë për të ndihmuar autoritetet tatimore të përdorin sa më mirë kanalet ndërkufitare të shkëmbimit të informacionit.

GELDTrade.al