Përplasja fizike Rike-Egla, mbërrin në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ zarfi i zi

Pas përplasjes fizike Rike-Egla, mbërrin në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ zarfi i zi.

 

Pas një debate mes tyre, ishte Rike që i hodhi në flokë qumësht Eglës, e cila iu përgjigj me duar.

Në atë moment, Egla Ceno teksa tentoi ta ndalonte u përplas me rivalen e saj në garë. Ndërkohë banori, Jetmir Salaj, i cili qëndronte i ulur pranë aktores, ndërhyn për të ndarë Eglën dhe Riken.

“O idiote, o idiote”, i drejtohet Egla Ceno.

“Pastroje shpirtin, para se të flasësh për njerëzit e mi, more vesh. Pastroje shpirtin para se të flasësh për njerëzit e mi jashtë. Shtrigë”, iu kthye Rike Roçi.

Nuk dihet nëse ‘Big Brother” do të marr një vendim drastik për banoret.