Gjenerali i NATO-s, Pablo Sanchez De Lara, është shprehur gjatë ceremonisë së inaugurimit të bazës ajrore në Kuçovë se Shqipëria është më e gatshme më shumë se sa kurrë për të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e sigurisë dhe paqes.
Gjenerali u shpreh se “duhet të jemi të gatshëm edhe për planet dhe operacionit e NATO-s”. Ndërsa theksoi se Shqipëria do të ndihet më e sigurtë dhe e mbrojtur brenda aleancës euro-atlantike.
“Përfshira e Shqipërisë në mbrojtjen ajrore të NATO-s është simbol i kontributit të saj në këtë pjesë të NATO-s.
Duke punuar së bashku në kuadër të sistemit ajror garantojmë sigurinë për njerëzit tanë.
Mund të them që aleanca e NATO-s, garanton në mënyrën më të mirë sigurinë ajrore