Përvjetori i pestë pa nënën, Melinda ndan kujtimin prekës


Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë sot me ndjekësit e saj një moment mjaft emocional, duke kujtuar nënën e saj në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta.

Përmes një fotografie bardhë e zi, ku shihet buzëqeshur pranë të ëmës, Melinda ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen edhe pas gjysmë dekade.

“5 vite pa ty! Pusho në paqe mami… deri sa të takohemi përsëri engjëlli im,” ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotos.

Ky përvjetor e gjen këngëtaren në kulmin e karrierës, por siç ka lënë të kuptohet shpesh, mungesa e njeriut më të shtrenjtë mbetet një plagë që nuk mbyllet. /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com