Pësoi humbjen e parë në karrierë, reagon Florian Marku

Florian Marku ka zgjedhur rrjetet sociale që t’u drejtohet mbështetësve të tij të shumtë, pas humbjes që pësoi në duelin përballë Kris Kongo.

Boksieri shqiptar nuk ia doli të mbetej i pamposhtur në ringun profesionist në peshën velter dhe pas 13 fitoreve e 1 barazimi, erdhi edhe humbja e parë, me vendim unanim me pikë.

Marku ka premtuar se do të kthehet përsëri në ring, duke shpresuar që të rigjejë edhe një herë fitoret që e bënë një emër të njohur edhe në ringun ndërkombëtar.

Postimi i Markut:

“Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren time. E kisha harruar kete ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne!

Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë” – shkruan Marku.