Gjatë vitit të kaluar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur 259 domaine e faqe interneti për përmbajtje të jashtëligjshme apo të dëmshme. Është vetë AKEP që bën me dije se vendimi është marrë pas kërkesave nga disa institucione, si disa institucione si Autoriteti i Mediave Audiovizuale, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), si dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.
Në zbatim të nenit 15, të Ligjit bazik nr. 9918/2008 “Për komunikimet lektronike në Republikën e Shqipërisë”, AKEP-i, pasi është vënë në dijeni zyrtarisht të shkresave të këtyre institucioneve, i ka përcjellë shkresat e tyre tek ofruesit e shërbimit internet (ISP) për mbylljen e aksesit të atyre domaineve në territorin e Republikës së Shqipërisë
Spas të dhënave të AKEP, numri më i madh i domaineve të mbyllura lidhet më piraterinë. 131 domaineve i është mbyllur aksesi për shkak të piraterisë, të denoncuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizuale. 92 domaine janë mbyllur me kërkesë të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. 30 të tjerë janë mbyllur me kerkesë të Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, pasi prej këtyre domaineve janë ndërmarrë sulme kibernetike drejt sistemeve teknike shtetërore dhe private.
Gjithësësi, AKEP bën me dije se mbyllja e domaineve është një veprim mjaft delikat, pasi raste të tilla përfundojnë në gjykatë. Kjo pasi së pari, është shumë i rëndësishëm aspektin ligjor, kush ka të drejtë bllokimi dhe çfarë të drejtash, si dhe aspektin teknik, për masën (sasinë) e bllokimit të përmbajtjes online dhe mundësinë teknike të bllokimit të aksesit. Dhë së dyti, sepse nga ana tjetër, AKEP-i nuk mund të shqyrtojë përmbajtjet e komunikimeve elektronike, pra as përmbajtjet e faqeve të internetit apo platformave të tjera online.