Së shpejti në Shqipëri do të ngrihet një platformë për t’u ardhur në ndihmë kultivarëve të vajit të ullirit.
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, se kjo iniciative synon të shërbejë si një model i qendrueshëm edhe për produkte të tjera, që sot vuajnë probleme të certifikimit, grumbullimit dhe eksportit.
Pedagogu Shkëlqim Karaj dhe fermeri Alban Çakalli, u shprehën mbështetës ndaj nismës në fjalë ndërkohë që ngritën shqetësime për mënyrën se si do të garantohet cilësia në çdo hap të procesit.
Në tërësi, paneli i ekspertëve, numëroi një sërë problematikash të sektorit të bujqësisë që shfaqen si mangësi të trashëguara ndër vite, duke theksuar mbi të gjitha mbështetjen e ulët të shtetit dhe mungesën e vëmendjes, moskoordinimin mes fermerëve të vegjël si dhe së fundmi, problematikën e krahut të punës.