Platforma të reja financimi për SME-të – Si do të mbështeten bizneset që nuk mund plotësojnë kriteret bankare për kreditim

ëgjatë këtij viti dhe në vazhdim , Shqipëria do të përqendrohet në zhvillimin e platformave të financimit ‘crowd funding’, kapitaleve sipërmarrëse dhe rrjeteve të engjëjve të biznesit për sipërmarrësit dhe bizneset start-up që që nuk janë të pranueshëm për huadhënien tradicionale bankare. Këto lloje financimi aktualisht nuk ekzistojnë në vendin tonë dhe burimet altrenative të financimit mbeten të kufizuara në tërësi,  duke krijuar një pengesë të madhe për bizneset që nuk plotësojnë kriteret tradicionale bankare. Prioriteti është përcaktuar në programin e reformave ekonomike 2022-2024, duke qenë se SME-të në Shqipëri janë kontribues të rëndësishëm në ekonomi.

Sipas dokumentit, në vitin 2019, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) përbëjnë 99.8% të të gjitha ndërmarrjeve, 81.6% të punësimit total dhe 72.4% të vlerës së shtuar – më shumë se në shumicën e vendeve të rajonit, ndwrsa ndërmarrjet mikro përbëjnë shumicën prej tyre. Sipas Raportit të Konkurrueshmërisë të OECD-së për vitin 2021, rezultati i aksesit në financa të Shqipërisë është rritur lehtë – nga 2.4 në 2.5 – që nga vlerësimi i mëparshëm, duke reflektuar disa elementë të rinj të futur në këtë cikël.