Poloni-Shqipëri/Mbyllet pjesa e parë, diferencën e bën një gol “fati”

Kombëtarja shqiptare po luan sot në Varshavë ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024.

Pjesa e parë e kësaj përballje u mbyll me avantazhin 1-0 të Polonisë.

Në minutën e 41 u zhbllokua dhe rezultati, ku pas një goditje dënimi, një gjuajtje nga jashtë zonës ndalet nga shtylla e pastaj Swiderski gjuan duke kaluar Strakoshën.