Agjentët e konstruksionit të GELDTrade bëjnë me dije se Autoriteti Portual Durrës ka shpallur një tender me fond 40.5 milionë lekë, me objekt “Zbatim i projektit për përmirësimin e sistemit të ajrit në administratën 8 dhe kalimin e sistemit në VRF për përmirësimin e eficencës së energjisë” .
“Funksioni parësor i të gjitha sistemeve të ajrit të kondicionuar është të sigurojë rehati termike për banorët e ndërtesave. Ekzistojnë një gamë e gjerë e sistemeve të kondicionimit, duke filluar nga njësitë themelore të pajisura me dritare deri tek sistemet e vogla të ndarjes, në shkallën e mesme njësi paketash, tek sistemet e mëdha të ujit të ftohur, dhe aktualisht te ftohësi i ndryshueshëm i sistemit të rrjedhës” specifikohet në detajet bashkangjitur tenderit.
Sipas të dhënave të projektit, afati kohor për ekzekutim është 3 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Në fakt, ky është tenderi i dytë brenda pak ditësh për Portin e Durrësit. Brenda javës, një tjetër tender u shpall, lidhur me ndriçimin me LED të Portit, me një fond 46 milionë lekë.









