Banka e Shqipërisë bën të ditur se portofoli i kredisë për individë shënoi rritje vjetore me 6.3%, në fund të shkurt 2021.
Ndërsa segmenti i kredisë për blerje banesash kryesoi në këtë segment me një rritje prej 9.2%. Edhe në tremujorin e dytë të vitit 2021, bankat presin kërkesë më të lartë për kredi nga ana e individëve, si për blerje pronash, ashtu edhe për financimin e konsumit.
Për sa i takon biznesit, në tremujorin e parë të vitit kërkesa për kredi u raportua më e lartë në segmentin e biznesit të madh dhe më e ulët në atë të mesëm e të vogël.
Sipas qëllimit të përdorimit, kërkesa për kredi ishte më e lartë si në mbulimin e nevojave për likuiditet, ashtu edhe në financimin e investimeve në tremujorin e parë.










