Presidentja Von der Leyen: Shqipëria po ecën me sukses drejt BE, por duhen ende reforma

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët me Edi Ramën, dha disa mesazhe të rëndësishme për vendin tonë dhe rrugën drejt BE.

Ajo tha ndër të tjera se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE, por shtoi se po ashtu është nevoja edhe për disa reforma.

“Shqipëria  po ecën me suksese drejt BE-së. Kjo për arsye se në duam që ju të bëheni pjesë  e jona që ta bashkojmë BE-në. Kjo do e bëjë Evropën më të madhe, më të fortë në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka ecur shumë dhe procesi screening. Objektivi ynë i përbashkët është çelja e negociatave.

Mesazhi i dytë është që po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët dhe këtë duhet ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të jetë gati për anëtarësim dhe të formojmë bashkëpunimin në tregti. Kemi nisur me investimin prej 30 miliard euro. Një ndër to është hidrocentrali i Fierzës.  Në mund të arrimë shumë së bashku.

Sot dua të përqendrohem te plani i ri për BE-në. Ku plani ka potencialin për të rritur ekonominë e vendit tuaj. Për këtë janë të nevojshme reformat që do të shoqërohen me invcestime. Kjo do të shoqërohet edhe nga financimet.

Mesazhi i tretë, investimet tona do kenë të njëjtën kapacitet sa puna që do bëni ju.”, u shpreh ajo.