Printi i frutave, trendi i këtij sezoni!

Printi i luleve në veshjet tuaja ka qenë gjithmonë në trend muajt e ngrohtë të verës. Por mesa duket së fundmi një trend i ri ka dalur në modë dhe ai është printi i frutave. Me këtë stil ju do të jepni ‘goditjen’ e duhur.

Ky print i jep secilës veshje një notë interesante dhe të gëzuar dhe duket sikur është i krijuar për ditë tropikale. Përveç veshjeve, ju mund t’i keni edhe aksesorët me printe frutash të tilla si vathët, çantat ose çorapet.

Një dukje argëtuese, verore dhe trend-i. Pa dyshim, të gjithë do ta kthejnë shikimin nga ju. Ne gjetëm disa ide se si mund ta paraqisni këtë trend duke u dukur sa më bukur dhe të pagabueshëm: