Privatët, interes për energjinë diellore – Aplikimi pranë MIE për central 150 MW në Darzezë të Fierit, më i madhi në vend

Investitorët kanë rritur interesin për ndërtimin e centraleve të mëdhenj fotovoltaikë, teksa në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një aplikim nga shoqëria“Aga-Solar”. Shprehja e interesit parashikon ndërtimin e një centrali me fuqi të instaluar prej 150 MW, në Darzezë të Fierit, ndërkohë që investitori nuk do të përfitojë nga masat mbështetëse. Në rast se procedurat finalizohen me sukses, ky central do të jetë më i madhi në vend, që do të prodhojë energji nga dielli.

Në mujain prill të këtij viti, Këshilli i Ministrave i hapi rrugë ndërtimit të 2 impianteve të mëdhenj në zonën e Sheq-Marinasit në Fier, që do të jenë investime private e që gjithashtu nuk do të përfitojnë nga masat mbështetëse. Secili prej centraleve do të ketë një fuqi të instaluar prej 50 MW, me një total prej 100 MW. Ndërkaq, përveç investimeve private tashmë janë shpallur fituesit në ankandet për ndërtimin e parkut fotovolaik në Spitallë me një fuqi të instaluar prej 100 MW dhe parkun e Karvastasë, me fuqi të instaluar 140 MW.