Prodhimet bujqësore zënë vendin e gjashtë në listën e eksporteve

Ndryshe nga deficiti që kemi në tregtinë e jashtme, një fushë në të cilën Shqipëria ka suficit tregtar është ajo e fruta-perimeve.

Vendi ynë që nga 2013 ka vijuar një rritje graduale të eksporteve për këto produkte.

Frutat dhe perimet ishin grupi i gjashtë më i eksportuar në vend, pas naftës, veshjeve të këmbës, gizës dhe çelikut dhe veshjeve tekstile.

Shqipëria eksporton më shumë, por në tregun vendas çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar rritje të lartë. Vendi ynë vazhdon të importojë në sasi të mëdha nga tregjet huaja, ndërsa mallrat vendas tatohen më shumë:

Çmimet e zarzavateve në vend sipas INSTAT u rritën me 16.6% gjatë muajit korrik. Ndërkohë në gusht kilja e domates ka shkuar deri në 140 lekë, kastraveci 120 lekë, ndërsa tek frutat fiku deri në 200 lekë kilja.