Prodhimi i energjisë tejkalon konsumin – Shirat kanë favorizuar prodhimin vendas

Kushtet hidrike kanë favorizuar prodhimin e energjisë në vend, teksa në total nga të gjitha burimet deri në 9 muaj u gjenerua rreth 6.7 mln mWh.

Situata është e ndryshme nga ajo e vitit që shkoi, që u karakterizua nga sasi të ulta të prodhuara, teksa tw dhwnat tregojnw se gjatë gjithë vitit u prodhua thuajse e njëjta sasi sa ajo e periudhës janar – shtator të ktij viti.

Ndërkaq, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, ka vijuar edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar vijon të mbetet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike.

Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 9-mujorin arriti në rreth 5.9 mln mWh energji, duke bërë që sivjet prodhimi vendas të tejkalojë konsumin, duke nxitur eksportin e energjisë.

Kjo do të thotë se Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare ka shitur energji, ndryshe nga viti i kaluar importonte sasi të konsiderueshme energjie për plotësimin e nevojave konsumatore.

Ndërkaq, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 9-mujorin u regjistrua në 18.8 %. Sa i takon nivelit të arkëtimeve, ai fiksohet në 97.8%.