Projektet infrastrukturore që janë parashikuar të përfundojnë në 2024

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë kabinetin qeveritar në Shëngjin.

Në mbledhjen e parë për këtë vit qëllimi është analiza e punës për vitin e shkuar dhe objektivat për këtë vit. Mbledhjes i është bashkuar edhe ministri i ri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja ende i pa dekretuar.

Veç ministrave, në këtë mbledhje morën pjesë edhe zv.ministrat, drejtorët e disa prej institucioneve kryesore, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Gjatë punimeve të mbledhjes së qeverisë, kryeministria Rama zgjodhi të publikonte në rrjetin social “Facebook” dhe një list të projekteve infrastrukturore që pritet të përfundojnë në vitin 2024.

Në qershor 2024 pritet të përfundojnë tuneli i Llogarasë, si dhe segmenti Thumanë-Kashar, pjesë e Koridorit Blu.

Ndërkohë që në dhjetor të vitit 2024 janë parashikuar që të përfundojnë: Rruga e Arbrit, Unaza e madhe e Tiranës, faza I dhe II e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, akset Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

Gjithashtu rrugët që pritete të përfundojnë këtë vit janë Korçë-Ersek, Maliq-Lozhan i ri-Strelcë, Peshkopi-Maqellarë, Qafë e Buallit-Martanesh, si dhe ruga që lidh Aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë.

“2024 shënon përfundimin e disa prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, duke shkurtuar distancat e lehtësuar lëvizjen. Investime të shumëpritura prej vitesh, nga Jugu në Ver”, shkruan Rama në facebook në përshkrimin e fotos ku listohen projektet.