Projekti i Dubait për ndërtimin e një hëne gjigande me vlerë 5 miliardë dollarësh

Një kompani arkitekturore kanadeze do të sjellë ‘hapësirën’ në Tokë duke ndërtuar një hënë si pjesë e një resorti prej 5 miliardë dollarësh. “Moon World Resort Inc” ka propozuar ndërtimin e një resorti 225 metra të lartë në Dubai dhe projekti do të jetë gati brenda 48 muajsh. Resorti në formë planeti pritet të tërheqë rreth 2.5 milionë turistë çdo vit dhe do të ketë qendra sociale e klube nate të përfshira.

Në resort do të ketë gjithashtu turizëm hapësinor me mikrpritje nga teknologjia e fundit, me aspiratën që kjo do të rrisë ekonominë e Dubait.

Sipas Hypebeast, sipërfaqja prej dhjetë hektarësh e strukturës së hënës do të përfshijë gjithashtu një ‘koloni hënore’ dhe synon që njerëzit të cilën e duan turizmin hapësinor të mund ta shijojnë atë me kosto të përballueshme.

Për më tepër, resorti do të ketë 300 njësi rezidenciale private të quajtura ‘Sky Villas’ që janë të disponueshme për t’u blerë dhe pronarët e vilave në fjalë do të bëhen anëtarë të një klubi ekskluziv privat të vendosur në vend.

Duke folur për Arabian Business rreth projektit, Michael R. Henderson, një nga bashkëthemeluesit e resortit, tha: “Moon Dubai do të jetë projekti më i madh dhe më i suksesshëm i turizmit të ditëve moderne në të gjithë rajonin MENA, duke dyfishuar vizitat vjetore turistike në Dubai bazuar në tërheqjen e saj globale, ndërgjegjësimin e markës dhe ofertat unike, të shumta dhe të integruara.”

Henderson zbuloi gjithashtu se ’10 milionë vizitorë vjetorë’ mund të strehohen pa problem në këtë resort.

Ai shtoi: “Moon Dubai do të ndikojë ndjeshëm në çdo aspekt të ekonomisë së Emirateve duke përfshirë turizmin, transportin, pasuritë e paluajtshme komerciale dhe rezidenciale, infrastrukturën, shërbimet financiare, aviacionin dhe hapësirën, energjinë, bujqësinë, teknologjinë dhe natyrisht arsimin”.

Sa i përket hapave të mëtejshëm, ai shpjegoi: “Aktualisht, MWR po planifikon një seri shfaqjesh globale rrugore për vitin 2023 që do t’ua prezantojë Hënën të licencuarve potencialë rajonalë. Një shfaqje e tillë do të zhvillohet në rajonin MENA, potencialisht Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, me opsione të tjera duke përfshirë ASK-në, Katarin, Bahreinin dhe Kuvajtin. Pasi të jetë përmbyllur licenca e vetme rajonale MENA dhe të jetë zgjedhur vendndodhja e saktë, do të inicohet një program para-zhvillimi njëvjeçar i ndjekur nga një program ndërtimi katërvjeçar.”

Në fillim të kësaj vere, Agjencia Hapësinore e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi një fond të ri prej 820 milionë dollarësh për sektorin hapësinor të vendit.

Sarah bint Yousef Al Amiri, kryetarja e agjencisë hapësinore të Emirateve, tha në korrik: “Është vendosur një plan dhe program afatgjatë për zhvillimin e sektorit hapësinor të Emirateve. Kjo do të krijojnë mundësi për rritje ekonomike, vende të reja pune dhe për të ndihmuar në financimin e partneriteteve globale dhe liderë të rinj në teknologji, shkenca hapësinore dhe inxhinieri këtu në Emiratet e Bashkuara Arabe.”