Projekti i FSHZH per qytetin e Sarandes: I ndare ne 2 faza

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade na burimet e marra FSHZH njofton se po harton një projekt për Sarandën, i cili do ndahet në 2 faza që përfshijnë ndërtimin, asfaltimin dhe rrjetin inxhinierik të rrugës Lëkurës-Sarandë.

Objekti për të cilin po bëhet studimi është një nga rrugët kryesore të zonës së ndërtimeve, hotel Turizëm – Kanali i Çukës i cili fillon Ajo nga nënstacioni i vjetër elektrik dhe përfundon te takimi me rrugën Sarandë-Butrint, tek Kanali i Çukës me një gjatësi rreth 2425m. Territori është mjaft mire i ekspozuar ndaj diellit dhe veçoritë klimaterike që shfaq kjo zonë janë të përshtatshme e të shfrytëzueshme, për trajtimin e objekteve me karakter banimi dhe shërbimi.

Projekti synon të krijojë mundësi lehtësuese për një shërbim publik bashkëkohor, lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që do të hyjnë në qytet dhe me përfitime të drejtpërdrejta në lidhje me mundësitë për punësim, të cilat krijohen si gjatë fazës së zbatimit ashtu edhe gjatë fazës së operimit. Kjo e fundit rrjedhimisht do të pasojë me përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ky projekt është ndarë në dy faza:

Faza e parë: Në këtë fazë përfshihet hapja e trasesë, ndërtimi i murit mbajtës si dhe ndërtimi i shtresës profiluese me çakëll.

Faza e dytë përfshin:

Ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të bardha/të zeza

Ndërtimi i trotuareve në të dy anët e rrugës

Ndriçimi i rrugës

Shtrirja e tubacionit në gjithë gjatësinë e rrugës

Ndërtimi i ujësjellësit

Gjelbërimi (duke shfrytëzuar bimësi të zonës)

Sinjalistika

Shtresat e rrugës

Plani i Menaxhimit Mjedisor përveç aktiviteteve, fazave të projektit dhe masat lehtësuese për çdo ndikim, parashikon edhe takime të vazhdueshme me publikun me qëllim informimin për mënyren e kryerjes së punimeve, natyrën dhe grafikun e tyre.

GELDTrade.al