Projekti Unazës së Madhe, IKMT nis shembjen e 39 objekteve

Agjentët e konstruksionit të GELDTrade ne informojnë se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për prishjen e 39-objekteve të cilat janë në gjurmën ku do marrë jetë projekti i Unazë së Madhe, Loti III tek zona e “Astirit”.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një tjetër aksion në gjurmën e Unazës së Madhe të Tiranës në zonën e Astirit, Loti III. IKMT ka planifikuar të prishë 39 objekte, nga 1 (një) deri në 4 (katër) kate me funksione të ndryshme shërbimi”, njoftoi IKMT.

Prishja e objekteve i hap rrugë projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Në 5 kantieret e Unazës së Madhe po punohet intensivisht për të përfunduar në kohë këtë këtë vepër infrastrukturore të rëndësishme për të gjithë vendin dhe jo vetëm për kryeqytetin. Segmenti rrugor prej 5.5 kilometrash që lidh Farkën me Shkozën dhe Maternitetin e Ri pritet të hapet shumë shpejt, në fund të janarit. Ndërkohë vijon puna në segmentin 2.3 kilometra të gjatë që nis nga Pallati me Shigjeta.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

GELDTrade.al