Protestojnë fermerët dhe blegtorët e Fierit dhe Beratit për çmimin e qumështit

Blegtorë të zonave pranë Levanit në Fier ngrihen në protestë kundra monopolizimit të prodhimit të qumështit.

Sipas tyre, fabrikat në vend kanë ulur çmimin e qumështit nga 160 lekë të reja në 120 lekë të reja, ulje kjo e cila ka sjellë krizë financiare për blegtorët duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset duke çuar tufat e deleve në therrtore.
Ata kërkojnë njëzëri rishikimin e çmimit të qumështit dhe fabrikat e përpunimit të mos monopolizohen.

Këta blegtorë pohojnë se kanë problematika të shumta duje filluar nga mirëmbajtja e kullotave te toka të marra me qera si edhe tregu i cili mungon.

Protestuesit bllokuan aksin që lidh Levanin me autostradën Fier-Vlorë me shpresën që zëri i tyre të dëgjohet deri në instanvat më larta për të mbrojtur interesat e blegtorëve.
Në këtë aks janë paraqitur edhe forca të policisë rrugore për të bindur protestuesit në lirimin e këtij aksi.