Mediat sociale janë integruar me shpejtësi në jetën tonë të përditshme, personale dhe profesionale, por gjithashtu kanë pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në botën e marketingut, konsumatorëve dhe markave.
Në vitin 2021 marketingu digjital ka dominuar dukshëm marketingun tradicional, mirëpo edhe bota e mediave sociale është dinamike dhe me ndryshim të vazhdueshëm. Gjithsesi investimi në një shërbim marketingu në mediat sociale në ditët e sotme konsiderohet si rruga e përkryer e cila lidh bizneset me konsumatorët.
Qëllimi i marketingut të mediave sociale është të ndërtojë imazhin e markës dhe të rrisë dukshmërinë e saj në treg nëpërmjet ndërtimit të marrëdhënieve dhe komunikimit me klientë potencialë. Fuqia e marketingut digjital është jashtëzakonisht e madhe dhe nëse bëhet si duhet mund të rrisë shitjet dhe të ofrojë benefite të shumta për bizneset.
Të rriturit e moshave 18-34 kanë më shumë se 95% gjasa të ndjekin një markë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe 71% e konsumatorëve që kanë pasur një përvojë të mirë në media sociale të një marke ka gjasa ta rekomandojnë atë te të tjerët.
Prandaj sugjerohet për bizneset që të përdorin marketingun digjital si një mjet efikas për të rritur imazhin e markës, për të fituar klientë të rinj dhe për të rritur besnikërinë e konsumatorëve.