Pse bizneset duhet të përdorin rrjetet sociale?

Vlera që i sjellin rrjetet sociale një biznesi është veçse e pakontestueshme. Disa lloje të bizneseve përfitojnë më shumë se të tjerat nga rrjetet sociale. Në këtë artikull, do të flasim veçanërisht për bizneset financiare. Në vendin tonë ka shumë, e jo të gjitha kanë prezencë online. Pse duhet të përdorin ato rrjete sociale? Cilat janë përparësitë? Cilat janë përfitimet?

KRIJOJNË RAPORT

Të ndërtosh raport me klient potencial dhe ata aktual, është thelbësore. Kjo vlenë veçanërisht për kompani financiare. Paratë janë temë e ndjeshme dhe duhet krijuar besim për t’i diskutuar me dikë. Domethanë, rrjetet sociale t’ndihmojnë me nejtë n’kontakt me audiencën. Sidomos n’këto kohë kur nuk kemi gjithmonë mundësi me u taku sy më sy. Rrjetet sociale po zavendësojnë takimet nëpër zyre. Përveç kësaj, mund t’i shfrytëzosh rrjetet sociale si kanal për tu drejtuar audiencës tande. Njëra prej mundësive janë webinaret.

Klientët nuk duan të komunikojnë me korporata. Një fytyrë njerëzore është më e besueshme. Pikërisht kjo mund të realizohet përmes rrjeteve sociale. Njerëz të cilët punojnë për biznesin tënd tregojnë se kush janë në këto rrjete sociale. Ata tregojnë fytyrën me të cilën do të bisedojë klienti. Kështu ndërtohet edhe një raport dhe besim klient-punonjës.

Ndodh qe ndërmarrja jote nuk ka menaxher për rrjete sociale. Në raste të tilla, rrjetet sociale ofrojnë mundësinë e përgjigjeve të automatizuara. Ato janë mesazhe të ruajtura paraprakisht.

OFROJNË TË DHËNA

Përparësia e të dhënave nga rrjetet sociale është e dyfishtë. Nga njëra anë, mund të bësh kërkim për industrinë e financave. Nga ana tjeter, mund të grumbullosh të dhëna mbi klientët e tu. Por, edhe të dhëna gjenerale mbi audiencën që targeton. Mos harro të përfshishë edhe analizën e rrjeteve sociale.